Presioni mbi trajnerin e Romës, Paulo Fonseca, sa vjen e rritet. Në Itali janë shtuar zërat se në stolin romak mund të ulet Max Allegri, pasi ky i fundit ka pranuar të ulet në bisedime me pronarët e rinj të klubit.
Dan dhe Ryan Friedkin e kanë deklaruar edhe më parë se kërkojnë të hapin një cikël të ri tek Roma dhe ky projekt rifillon pikërisht nga trajneri. Sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport”, trajneri italian kërkon rikthimin në pankinë pas një viti pushim.
Kujtojmë që Allegri ishte trajneri i fundit që fitoi Serie A me Milanin, si dhe më pas dominoi me Juventusin për pesë sezone radhazi. Fillimi jo i mbarë i sezonit mund të jetë fatal për Fonseca dhe Allegri është i gatshëm ta marrë timonin e Romës në duar.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 53-vjeçarit. Disa muaj më parë kishte dhe një interesim nga ana e PSG-së për shërbimet e Allegrit, ndërkohë që së fundmi edhe Interi ishte një opsion. /abcnews.al