Alvaro Morata ne verë do të mësojë të ardhmen e tij. Sulmuesi është i huazuar te Juventusi, që ka mundësinë ta blejë në verë nga Atletico Madrid.
Mundo Deportivo shkruan se trajneri Massimiliano Allegri dëshiron ta mbajë në ekip sulmuesin spanjoll edhe sezonin e ardhshëm.
Problemi qëndron te paratë. Bardhezinjtë kanë të drejtën për ta blerë Morata për shumën e 35 milionë eurove.
Juventusi po tenton ta ulë këtë çmim në 20 milionë euro, por Atletico Madrid nuk ka ndërmend ta marrë parasysh këtë kërkesë.
Deri më tani Juventusi i ka paguar 20 milionë euro vetëm për huazimin në dy sezone. / abcnews.al