Alkooli vret 31 njerëz në Indi

schedule10:13 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 10:13 - 15 Dhjetor, 2022

Dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë shtruar në spital në Indi pasi kishin pirë alkool me lëndë toksike.

Vdekjet ndodhën kryesisht në dy fshatra në shtetin lindor të Biharit, ku shitja dhe konsumimi i pijeve janë të ndaluara.

Ndalime të tilla janë në fuqi në disa shtete indiane, duke nxitur një treg të zi të lulëzoj në prodhimin e alkoolit të lirë të prodhuar në distileri me lëndë toksike që vret qindra njerëz çdo vit.

Në incidentin e fundit, burrat në zonën e Saranit filluan të kishin të vjella të martën përpara se gjendja e tyre të përkeqësohej.

Tre vdiqën rrugës për në spital dhe të tjerët vdiqën ndërsa po trajtoheshin të mërkurën dhe të enjten, sipas raporteve të mediave lokale thuhet që ka shkuar në 31 numri i viktimave.

Drejtori i spitalit Sagar Dulal Sinha tha se deri më tani ishin kryer 22 ekzaminime pas vdekjes.

Oficeri i lartë i policisë Santosh Kumar tha se autoritetet kishin goditur dyqanet e paligjshme të alkoolit në zonë. “Ne kemi arrestuar mbi një duzinë tregtarë pijesh alkoolike dhe kemi ndaluar disa të tjerë”, tha Kumar për AFP.

Nga rreth pesë miliardë litra alkool që pihet çdo vit në vend, rreth 40% prodhohet ilegalisht, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Pijeve dhe Verës në Indi.

Pija e paligjshme shpesh përzihet me metanol për të rritur fuqinë e saj. Nëse pihet, metanoli mund të shkaktojë verbëri, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

Në korrik, 42 njerëz vdiqën në shtetin perëndimor të Gujarat pasi pinin pije alkoolike. Dhe vitin e kaluar, rreth 100 njerëz vdiqën në shtetin verior të Punjab në një incident të ngjashëm. /abcnews.al