Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alkooli, vrasës në rrugë/ Sondazhi, 20 përqind kanë drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit

schedule15:22 - 13 Dhjetor, 2025

schedule 15:22 - 13 Dhjetor, 2025

Gjatë këtij viti, aksidentet rrugore në vend kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Sipas INSTAT për periudhën Janar–Tetor 2025, aksidentet janë ulur me 16.5% krahasuar me një vit më parë.

Aksidentet rrugore dhe numri i të aksidentuarve

Periudha                       Gjithsej



Janar-Tetor 2024                 1.370

Janar-Tetor 2025                 1.144

Ndryshimi vjetor (%)        -16.5% 

Pavarësisht shifrave pozitive, drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit vazhdon të mbetet një nga rreziqet më serioze në rrugë. Sipas një sondazhi të fundit, 20% e të pyeturve thanë se kanë drejtuar apo udhëtuar me një drejtues që kishte konsumuar alkool.

“Alkooli është vrasësi kryesor, sepse dikush që drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit apo drograve, e ka propabilitetin dy herë më të madh për aksident. Sipas një sondazhi që bëra para pak javësh, 20% e të anketuarve që kishin udhëtuar muajin e fundit si drejtues automjeti apo si pasagjerë, thanë se kishin drejtuar vetë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në një automjet që drejtuesi kishte pirë. Në Amerikë, në një sondazh të përafërt kjo shifër ishte 13%, ata kishin në sondazh vetëm drejtuesit jo pasagjerët, për arsye privatësie. Faktor tjetër përdorimi i celularit, sidomos në shpejtësi të lartë”, tha studiuesi Eduard  Zaloshnja.

Të dhënat tregojnë se në mbi 80% të rasteve, fajtor për aksidentet mbeten vetë drejtuesit e mjeteve. Më problematikët janë të rinjtë 25–34 vjeç, që përbëjnë gati 23% të aksidenteve. Ndërkohë, për numrin më të lartë të viktimave dhe të plagosurve, Tirana mban vendin e parë, e ndjekur nga Lezha, Vlora dhe Fieri.

Aksidentet rrugore, sipas moshës së drejtuesit të mjetit

PERIUDHA                       25-34 VJEÇ          0-24 VJEÇ           45-59 VJEÇ

Janar-Tetor 2024                      349                         279                       258

Janar-Tetor 2025                      270                         239                       238

Ndryshimi vjetor (%)        -22.6 %                     -14.3%                  -7.8 %

TE VDEKUR DHE TE PLAGOSUR SIPAS QYTETEVE

QYTETI            VITI                             NUMRI

Tirana              Janar-Tetor 2025                  433

Lezha                                                            240

Vlora                                                             141

Fieri                                                               136

Shkodra                                                         122

Durresi                                                          120

Ekspertët u bëjnë sërish thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Sipas tyre, rripi përgjysmon rrezikun e humbjes së jetës dhe ul ndjeshëm plagosjet e rënda.

 “Këtë vit në sondazhin e bërë para disa javësh, 80% e të anketuarve kanë përdor rripin e e sigurisë ç’ka ka bërë që të kemi më shumë plagosje se sa të vdekur. Përdorimi i rripit të sigurisë e përgjysmon propabilitetin e vdekjes. E ulë me 28% plagosjen e rëndë. Jo vetëm që shpëton jetën, por edhe mundësin e invaliditetit, e cila është kosto për familjen, ulje të cilësisë së jetesës dhe më pak kosto për shtetin”, u shpreh Zaloshnja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!