Alkooli pas divorcit, “merr në qafë” pronarin e hotelit në Divjakë, digjet brenda dhomës

schedule13:05 - 29 Shtator, 2022

schedule 13:05 - 29 Shtator, 2022

Llambri Marku, 60 vjeç u gjet i pajetë mesditën e sotme në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij në Divjakë.

Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale pasi për shkak të një cigareje ka rënë zjarr në dhomën ku po qëndronte 60-vjeçari.

Mësohet se ky i fundit kishte vetëm 3 ditë që ishte divorcuar nga gruaja.

Dyshohet se ai kishte konsumuar alkool në sasi të madhe dhe më pas kishte ndezur cigaren.

Lexo edhe: Digjet dhoma, humb jetën pronari 60-vjeçar brenda hotelit në Divjakë

Por 60-vjeçarin me sa  duket e kishte zënë gjumi me cigare në dorë, e cila ka ndezur dyshekun dhe flaka ka sjellë djegien e trupit të tij.

Kanë qenë familjarët që e gjetën të djegur pasi 60-vjeçari nuk përgjigjej në telefon.

Fillimisht ka marrë flakë dysheku e më pas është djegur e gjithë dhoma. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!