Pushimet e verës kanë sjell shtim të personave me helmim nga pijet alkoolike. Sipas mjekëve kjo vihet re më shumë gjatë fundjavave.
“Helmimi nga alkooli është një diagnozë që është prezente gjatë gjithë vitit. Mund të themi që është diagnoza që paraqitet me numrin më të lartë në shërbimin e toksikologjisë. Ajo që vihet re është që gjatë javës ka më pak sesa në fundjavë dhe gjatë ditëve të festave.”
Pre e alkoolit gjithnjë e më shumë po bien edhe të rinjtë e adoleshentët. Mjekja toksikologe në QSUT, Irena Ceko, thotë se vitet e fundit është rritur numri i konsumuesve të pijeve alkoolike te femrat.
“Zakonisht mosha që vjen më shpesh është midis moshës 20-30 vjeç. Ka një rritje të ndërgjegjësimit, ajo që vihet re si tendencë, është rritja e numrit të konsumuesve të alkoolit nga femrat. Ka raste sporadike, grupmosha e adoleshencës 14-18 vjeç. Me intokacion alkooli.”
Pasojat e konsumimit të alkoolit janë të rënda, deri në humbje jete.
“Gjendje të rënda janë ato të komës, janë prezente, por, jo shumë të shpeshta. Përveç urgjencës, kërkojnë edhe hospitalizim. Mund të kërkojnë edhe ndihmë në shërbimin e reanimacionit. Alkooli është e dëmshme sidomos tek adoleshentët, që tek intokacionet akute, përqendrimi i alkoolit në gjak. Rreziku në i madh kalimi në gjendje kome. Më vonë rrit rrezikun të bëhen vartës, ndryshon ecurinë komplet të jetës. Kemi pas edhe raste fataliteti.”
Mjekët bëjnë thirrje për shmangie të pijeve alkoolike, sidomos tek moshat e reja dhe adoleshentët, pasi pasojat janë afatgjata.
“Stop alkoolit, sidomos tek moshat e reja, rrezet e diellit shkaktojnë gjendje lipotimie, substancë që prek sistemin nervorë.”/abcnews.al

