Në një moment në shtëpinë e “Big Brother VIP” u fol për pjesmarrjen e Antonela Berishës në “Sanremo”. Shumë prej banorëve nuk e besuan këtë fakt dhe vendosën që në lojën e tyre ta vendosnin si një lajm të rremë.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje, ishte një deklaratë e Ilirit lidhur me moderatoren, Alketa Vejsiu duke thënë se ajo ka qenë pjesë e “Sanremo”-s përmes një ndërhyrjeje nga një super agjent në Itali.
“Të shkosh të prezantosh Sanremo ka qenë një Alketa Vejsiu, nëpërmjet ndërhyrjes së një super agjenti që është më i madhi i Italisë dhe hyri për një prezantim të shkurtër. Antonela të prezantojë Sanremo-n? A jeni në metro apo jo?”, tha Iliri./abcnews.al