Alizoti: Shqipëria është drejt një përplasjeje të madhe

schedule20:15 - 3 Qershor, 2019

schedule 20:15 - 3 Qershor, 2019

Anëtari i kryesisë së Partisë Demkratike Tomor Alizoti ka folur në studion e “Mbrëmjë në ABC News” për protestën e djeshme opozitës dhe arsyet pse nuk tërhiqen nga kërkesat. Sipas tij Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje të madhe, pasi ka zemërim të njerëzve që nuk dëgjohen, por ironizohen dhe në këto kushte kur nuk funksionojnë politika dhe institucionet çon në përplasje.

“Protesta është zemërim. Një pjesë e madhe e shoqërisë është e zemëruar me situatën dhe vetvetiu kur politika nuk funksionon në mënyrë institucionale në negocim dhe biseda dhe nëse shohim këtë gjuhë nga i pari qeverisës me batuta të klasës së 8 dhe shterpe, qesh. Po bëhet viti i 7 pa rritje ekonomike dhe sfide reale. Shqipëria është drejt një përplasjeje të madhe”.

Në këndvështrimin e tij Alizoti thotë se protesta e djeshme nuk kishte dhunë, por ishte vetëm zemërim.

Ai shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike për mostërheqje nga kërkesat e saj, në rast të kundërt ka përplasje.

“Basha nuk tërhiqet, burrat e shtetit duhet të hapin një mundësi zhvillimi të zgjedhjeve, të mos jetë Rama kryeministër. Nëse nuk ndodh ka përplasje”.

Alizoti e quan absurditet mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, pasi nuk ka demokraci dhe thellon krizën.

“Zgjedhjet do të prodhojnë një krizë më të madhe, do acarojnë situatën, se nuk ka demokraci”.

Për Alizotin kryeministri Rama nuk është në rregull psiqikisht.

“Rama psiqikisht nuk është në rregull. Me Ramën nuk komunikon dot politikisht me të, ai qesh ironizon. Politika ushtrohet nëpërmjet komunikimit”. /abcnews.al