Alizoti: Palët të gjejnë zgjidhje për bashkim, Basha u largua, por jo mendësia e tij

schedule18:29 - 12 Prill, 2022

schedule 18:29 - 12 Prill, 2022

Është zhvilluar më debate të forta mbledhja e sotme e grupit parlamentar në Partinë Demokratike që ka zgjatur disa orë. Në një prenoncim për mediat, deputeti Tomor Alizoti theksoi rëndësinë e bashkimit të palëve në konflikt. Sipas tij, Lulzim Basha u largua, por mendësia e tij jo.

“Mbledhja tregoi ndasitë që janë. Zoti Basha ka dhënë individualisht dorëheqjen, por jo mendësia e tij. Të dyja palët duhet të gjejnë një zgjidhje. Të dyja palët duhet të duan zgjidhje. PD e ka të nevojshme bashkimin. Kuvendi në 30 prill duhet të përfshijë edhe pjesën tjetër. Pati deputetë që duan bashkim.

Janë grupimet e ndara. Një luftë brenda llojit është e egër. Berisha është pjesë e historikut. Kur palët janë në konflikt duhet të gjejnë një bashkim. Bota ka teori bashkimi”, tha ai.

I pyetur nëse e situatën e rëndon më shumë mendësia “Bashiste” apo “Berishiste”, ai u shpreh: “Nuk mund ta them këtë. Por nuk mund të ketë më përjashtime në momentin që kryetari ka dhënë dorëheqjen.”

Mbledhja e grupit parlamentar nisi në mesditë dhe u zhvillua me debate të forta, fillimisht mes kryetarit të grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Alibeaj e cilësoi Berishën si “pushtues”, ndërsa ish-kryeministri i tha se nuk duhet të ankimonte vendimin e gjykatës për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes shumica e deputetëve nënvizuan rëndësinë e bashkimit, duke kërkuar fillimisht që të ndërpritet procesi i zgjedhjeve në degë që është nisur nga “Rithemelimi”.  g.v/abcnews.al