Alizoti në tregun e fruta-perimeve në Berat: Me PD në qeveri, në xhepat tuaj do të ketë më shumë para

schedule16:42 - 15 Mars, 2021

schedule 16:42 - 15 Mars, 2021

Koordinatori Politik i PD për Beratin Tomorr Alizoti ka vizituar sot tregun e fruta-perimeve. Gjatë takimeve në tregun e fruta-perimeve në Berat, Alizoti u njoh me vështirësitë që kalojnë tregtarët e vegjël.

“Ne zotohemi për një ndryshim cilësor më 25 prill” u shpreh ai.

 

Ai vijoi me mesazhin se “më shumë para në xhepat e beratasve, më shumë blerje, më shumë mirëqenie” do të ketë për qytetarët.  Alizoti u njoh edhe  me vështirësitë që hasin tregtarët, që sipas tyre, nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria dhe pushteti lokal. /abcnews.al/