Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Tomor Alizoti në studion e “ABC News” ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Njerëzit që të mbrojnë lirinë e tyre duhet të dalin në rrugë. Ka arritur kulmi i banalitetit. Lufta për demokraci dhe pushtet është vështirë. Nëse popujt duhet të jenë të lirë duhet të sakrifikojnë”, u shpreh Alizoti.
Më tej ai theksoi se nëse do të ketë organizim të qytetarëve, atëherë kryeministri Rama do të largohej.
Gjithashtu ai theksoi se pandemia në Shqipëri është vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se nuk ka pandemi në Shqipëri dhe se liria është më e rëndësishme.
“E ka kapur një epsh për të prishur të gjitha ndërtesat”, tha më tej Alizoti.
Gjithashtu ai theksoi se opozita duhet të organizojë protestë dhe të bashkohet me qytetarët.
“Nuk e dua Shqipërinë me postblloqe policie”, u shpreh ai.

