Alimehmeti sqaron çfarë ndodh me personat me alergji të fshehura që vaksinohen

schedule15:13 - 7 Prill, 2021

schedule 15:13 - 7 Prill, 2021

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, foli në “ABC” për situatën e epidemiologjike në vend, procesin e vaksinës si edhe efektin e tyre.

Gjatë bisedës në studio ai sqaroi aplikimin e vaksinës tek personat me alergji të fshehura, për të cilët theksoi se kur marrin vaksinën anti-Covid qëndrojnë të monitoruar për rreth 30 minuta. Epidemiologu gjithashtu tha se aplikimi i vaksines anti-Covid nuk eshte problem sepse tashme per alergjite ka mjekime.

 

“Në përgjithësi mendoj se vaksinimi është në rregull. Në momentin e vaksinimit duhet deklaruar nëse është alergjik, por të mos harrojmë sepse ka njerëz me alergji që nuk i dinë. Pas procesit të vaksinimit këta persona qëndrojnë të monitoruar për një periudhë 30 minuta, pra janë të mbuluar nga ky drejtim dhe për alergjitë ne kemi mjekime”, tha ai.

Gjithashtu ai tha se mund të ketë një kombinim të vaksinave brenda të njëjtës familje.

“Biologjikisht bën sens të kombinohen vaksina brenda të  familjes, si ato me vektor adenoviral si AstraZeneca, Johnson, Sputnik…Gjermania ka dhënë një rekomandim që kush te bërë dozën e parë Astra mund të bëjë një të dytë më Johnson”, u shpreh Alimehmeti.

/abcnews.al/