Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alimadhi: Do votoj kundër projektligjit, është kundër interesit kombëtar

schedule11:38 - 5 Tetor, 2020

schedule 11:38 - 5 Tetor, 2020

Deputeti Adriatik Alimadhi u shpreh nga foltorja e Kuvendit se do të votojë kundër projektligjit për ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij është kundër interesit kombëtare.

Sipas tij, projektligji i ndan shqiptarët në jugorë që votojnë për PS dhe veriorë që votojnë për PD.

“Kam një mendim. Ky vend për 30 vjet ka vuajtur prej kësaj sjelljeje politike. Kërkuan depolitizimin e KQZ, sistem të pastër kombëtar me lista te hapura, ne këtë rast asgjë nga këto nuk u zbatua. Kjo kapje sistemi, prej 30 vitesh do prodhojë vazhdimësinë e kësaj mendësie. Votoni kundër këtij projektligji, është kundër interesit kombëtar. I ndan shqiptarët, në jugorë, ku merr PS mandate dhe verior ku PD merr mandate. Unë votoj kundër.” /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!