Prej disa ditësh në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e një ndërhyrjeje masive të policisë në një qendër tregtare në Majami. Një dislokim forcash kaq masive ka nxitur teori nga më të ndryshme. Më i popullarizuari në mesin e përdoruesve? “Ka alienë në qendrën tregtare” thonë qindra përdorues në TikTok , duke shpërndarë një video që do të vërtetonte vërtetësinë e këtij versioni.
Imazhet në fjalë janë bërë virale dhe tregojnë dhjetëra makina policie, me drita ndezëse, që rrethojnë Bayside Marketplace.
Dëshmitarët flasin për të shtëna nga policia dhe momente” tensioni për atë që do të kishte qenë një ngjarje e pazakontë. Por si qëndron versioni më i besueshëm dhe a kanë zbritur alienët në tokë?Astrofizikanti shqiptar, Erald Buneci në një intervistë për ABC e Mëngjësit” tha se këto janë vetëm fjalë dhe dëshmi të njerëzve, të cilat nuk mund të merren për bazë.
“Janë vetëm fjalë dhe fjalët nuk mund të merren për bazë. Dëshmia e njeriut nuk merret për bazë. Kemi shkencën sot, e cila ka mjete mbinjerëzore le të themi, dhe me aparatura që janë shumë më të besueshme se sa shqisat e njeriut””, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, Buneci tha se beson versionin se alienët ekzistojnë, por shton faktin se ato nuk kanë zbritur në tokë-siç pretendohet nga disa perona, të cilët e quajnë veten me njohuri shkencore.
“Ekzistojnë. Unë nuk besoj fare asgjë, por unë e pranoj mundësinë nga llogaritë. Do ishte çudia më e madhe sikur të ishim vetëm në univers dhe të mos kishte alienë dhe të ishim vetëm ne. Asnjë shkencëtar i rregullt nuk pranon faktin se alienët kanë ardhur në tokë”, theksoi ai./ abcnews.al