Gazetarja Alice Taylor shprehu shqetësimin se të huajt që jetojnë në Shqipëri nuk kanë akses për sa i përket vaksinave. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Taylor u shpreh se portali e-albania nuk ofron shërbime për 15 mijë shtetasit e huaj.
“Disa prej tyre janë vaksinuar nëse janë mësues, por ka shumë të tjerë që janë në rrezik. I përkasin kategorissë të rrezikut të lartë, kanë diabet, astmë dhe nuk janë në gjendje për të hyrë në sistem dhe për t’u regjistruar për vaksinën.“, theksoi ajo.
Sipas saj, mjekët janë shprehur se nuk i trajtojnë shtetasit e huaj. “Unë kontaktova me doktorin e familjes dhe e pyeta se si të regjistrohem, më thanë që nuk trajtojmë të huajt, nuk e di nëse ëshë e vërtetë.“, tha Alice. “Në fakt ka shumë prej tyre që jetojnë në pension, janë në rrisk të lartë dhe janë të frikësuar të largohen nga Shqipëria. Nuk dua ta marr vaksinën përpara dikujt që ka nevojë për të.
Njoh njerëz që janë të frikësuar, të moshuar dhe nuk janë larguar nga shtëpia për një vit pasi kanë frikë për virusin. Nuk kanë informacion se si të regjistrohen tek mjeku i familjes. Nuk po them që qeveria nuk do t’i vaksinojë, thjesht ka disa çështje që nuk i kanë marrë parasysh.”, shtoi Alice. /abcnews.al