Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alibeaj zbulon 3 prioritete e Grupit Parlamentar të PD-së, thumbon Berishën?: Distancim real ndaj korrupsionit, jo lojë interesash

schedule12:08 - 5 Shtator, 2022

schedule 12:08 - 5 Shtator, 2022

Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar prioritete e opozitës për këtë vit.

Alibeaj në mbledhjen e Kryesisë ka propozuar tre prioritete që grupi i tij ka për sesionin e ri parlamentar, bazuar në tre shtylla kryesore:

I. Reforma legjislative;
II. Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
III. Kontrolli parlamentar.

Këto prioritet po ashtu Grupi i PD-së, i ka ndarë në 4 nënkapituj. Konkretisht:

1. Reformen Antikorrupsion
2. Kërkesa për ne GJK për bordin e naftes
3. Paketa ekonomike-energjitike
4. Lista e 4 aferave

Alibeaj ka pranuar se opozita, gjatë vitit që lamë pas, më shumë ishim të fokusuar në një konflikt mes vetes, që konsumoi energji të panevojshme dhe shfokusoi aksionin opozitarë.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, tanimë është momenti që opozita të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve për të ofruar zgjidhjen. Alibeaj ka pasur edhe një mesazh për kundërshtarët politik por edhe atyre brenda PD-së.

“Ne besojmë që zgjidhja është rruga për t’i bindur shqiptarët që oferta jonë është e duhura përballë propagandës dhe arrogancës së qeverisë. Për t’i thënë çdo shqiptari se në parlament nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi të bindur që arroganca e qeverisë mposhtet me ofertë jo me retorikë boshe politike. Me alternativë dhe jo me batuta bajate. Me denoncime konkrete dhe jo me akuza të hedhura në ajër. Me distancim real ndaj korrupsionit dhe oligarkëve, jo me selektivitet dhe lojë interesash.” tha Alibeaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!