Alibeaj takim me qytetarët në Mallakastër, socialisti i zhgënjyer pret me gërshërë teserën e PS-së

schedule10:49 - 19 Prill, 2021

schedule 10:49 - 19 Prill, 2021

Në Hekal të Mallakastrës banorët shprehën mbështetjen për PD dhe zhgënjimin nga qeverisja 8 vjeçare e kryeministrit Edi Rama.

Në një takim me kandidatët Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj një banor i Hekalit grisi në mënyrë demonstrative teserën e PS duke shprehur zhgënjim dhe indinjatë për mosmbajtjen, sipas tij, të  premtimeve nga Edi Rama.

“U bëra anëtar i PS se besoja se Edi Rama do të bënte pune të mira. Unë merrem me ndërtim, nga koha e Sali Berishës, kur kisha edhe 200 mijë lekë në xhep në ditë, tani jetoj me pension, fëmijët më kanë ikur, se nuk ia dilnin. Gezimi ka një teserë këtu që do ta grisë përpara jush se nuk e dua”, tha Gezim Hoxha duke nxjerrë nga portofoli teserën e PS dhe duke e prerë me gërshërët që i kishte marrë me vete.

Ai u beri thirrje socialistëve të bëjnë të njëjtën gje dhe të votojnë PD.

Kandidati Agron Kapllanaj tha se bashkimi i socialistëve si Gëzimi me PD dhe ndryshimin është vendimii u duhur për t’i mbyllur derën dështimi që po troket për herë të tretë në derën e çdo familje. Mesazh bashkimi dha edhe drejtuesi i qarkut të Fierit, Enkelejd Akibeaj.

“Përkundër ndasive që Edi Rama ka bërë që të përçajë shqiptarët, besoj se të bashkuar me dhimbsurinë për njeri-tjetrin me dashurinë për të vegjëlit, me dëshirën për të rikthyer dhe rimbledhur familjen shqiptarë të shëprndarë nëpër botë, kjo është sifda që kemi të gjithë dhe do ta bëjmë të gjithë bashkë në 25 prill, të votojmë për familjen tonë për të ardhmen”, tha Enkelejd Alibeaj. /abcnews.al/