Alibeaj pyet Avokaten e Popullit për vdekjet në komisariate, Ballanca: Raporti është në Kuvend

schedule11:44 - 31 Maj, 2022

schedule 11:44 - 31 Maj, 2022

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka raportuar këtë të martë në Komisionin e Ligjeve për insitutucionin që ajo drejton. Në pyetjet drejtuar Ballancës, Enkelejd Alibeaj solli në vëmendje disa ngjarje të kohëve të fundit, kryesisht në komisariate.

Gjithashtu Alibeaj u ndal edhe tek dhuna në familje, duke shtuar se në polici janë referuar rreth 4 mijë denoncime.

“Lidhur më shtëpinë e të moshuarve në Fier, më rezulton se inspektimi nga ana juaj nxorri se ankesat ishin të pabaza, por investigimet nxorët se jo vetëm nuk kishte ushqim , por edhe atë që ishte e merrnin punonjësit. Keni ju një panoramë që shteti iu ofron personave të moshës së tretë? Lidhur me të drejtën e heqjes së lirisë, marrë shkas nga ngjarja e 26 marsit, ku një i ri humbi jetën brenda Komisariatit në Kamëz për shkak të zjarrit, kemi disa ngjarje të tilla, ku Ilvi Meta humb jetën në Komisariatitn e Kavajës ku sipas policisë u vetëvra, ndërsa familjarët hodhën dyshime.

A keni bërë hetime për rastet konkrete? Cila është gjendja sot e Komisariateve të policisë? Dhe një tjetër çështje është respektimi i jetës privatë! Sa i përket dhunës 4 mijë denoncime janë referuar në polici. Bilanc luftë mund ta quajmë. Po ashtu përmend edhe një ngjarje aktuale, video e publikuar kur tregohet një e re me qendër tradhtinë bashkëshortore, por çështja është tek publikimi pa fre dhe a është ngjarje që mund të ketë tërhequr vëmendjen tuaj si Avokat i Popullit? A ka nevojë për ndryshime ligjore dhe urdhrat e mbrojtjes a janë më një mjet efektiv? Kujtoj edhe mbrojtjen e të dhënave personale, e kam fjalën për patronazhistët”, tha Alibeaj.

Lidhur me këtë, Ballanca tha se në Kuvend është dorëzuar një raport i plotë duke kërkuar edhe një dëgjesë.

“Raportet për abuzimet seksuale dhe dhunën në familje ia kemi depozituar në Kuvend dhe janë evidentuar problematikat për çdo fushë. Është i plotë dhe do të doja që ju të gjeni kohë dhe të bëni një dëgjesë”, tha Ballanca.

Avokatja e Popullit komentoi edhe rastin në Librazhd që ka bërë shumë bujë. Ballanca kritikoi publikimin e videos në rrjete sociale.

“Një rast i turpshëm. Vajza u përbalt në të gjitha rrjetet sociale. Duhet të marrë fund vlerësimi i personave për shkak të seksualitetit të tyre. Vajzat, gratë e ndjejnë këtë presion dhe dhunë”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!