Krimet e komunizmit kanë sjellë debate në Kuvend me deputetit Tomor Alizoti dhe kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që Alizoti braktisi sallën, Enkelejd Alibeaj i kujtoi kryeministrit se ai ka kaluar jetën nëpër burgjet e diktaturës.
Sakaq, Alibej i tha Ramës të shikojë non gratat e tij, duke iu referuar kështu sulmeve të Rams për Berishën.
Debati:
Enkelejd Alibeaj: Nuk ke ndërgjegje për atë që kanë bërë të parët e tu. E di që ai të gjithë jetën e vet e ka kaluar burgjeve. Ke ti ndonjë lloj ndjesie njerëzore? Prandaj iku ai. Do të lartësonte realisht nëse do të ndjeje diçka. Askush nuk të thotë të kesh përgjegjësi për të parët e tu. Se ke filluar gjithë kohës të thuash non grata, non grata. Për të qenë i ndshëm shiko non gratat e tu.
Edi Rama: Ku janë?
Enkelejd Alibeaj: Ke dy, tre, dy të tjerë i ke andej…
Edi Rama: Më trego një
Enkelejd Alibeaj: Ti di të lexosh edhe shqip edhe anglisht. Lexo atë të DASH. Kjo do të tregonte ty amerikanin, pro perëndimorin. Flet ti për mbështetjen që u ke dhënë të përdjekurve. Pse do ta nxjerrësh këtë si virtyt. Edhe ne s’kemi bërë shumë. Kemi një borxh të madh të atyre njerëzve të parët e atij që iku. Ty të dalin çdo 5 maj me flamur të kuq dhe ti nuk pipëtinë. Në respekt të atyre që eshtrat u janë kthyer përmbys. E bën dot këtë ti. Do jem unë i pari që të them faleminderit.
g.v/abcnews.al