Enkelejd Alibeja në një prononcim për gazetarët ka komentuar situatën e fundit brenda Partisë Demokratike, e cila duket se sërish është në një ngërç përsa i përket caktimit të zgjedhjeve për kreun e ri të partisë.
Në fjalën e tij Alibeaj i ka kthyer përgjigje edhe kreut të grupit Parlamentar dhe njëkohësisht Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi përsa i përket mbledhjes së Këshillit Kombetar.
Alibeaj është shprehur se kjo mbledhje e ka pasur kuorumin.
“Duhet të besoni dokumentet dhe faktet. Në punimet e Këshillit, një pjesë e anëtarëve kanë zgjedhur të jenë në strofkull tjetër të majtë tek LSI në zgjedhje, ndërsa ata që i qëndruan dhe nuk u tunduan, janë 329. Rregullat e përcaktuara, kuorumi është gjysma plus një, i cili ishte, kaq ishte. Deputetët janë shpirtra të lirë, sa kohë jemi zgjedhur nga zgjedhjet e 2021, për secilin nga ne ka një sfidë të madhe, dhe ajo është e thjeshtë do të qëndrojmë te PD e djathtë konservatore, apo i nënshtrohen sulmit dhe presionit aspak në interes të djathtëve”, ka thënë ai.
Ndër të tjera nënkryetari o PD-së, ka theksuar se e rëndësishme është që tashmë të ndërtohet një parti demokratike e bazuar në vlera dhe jo në interesa personale.
“Do të bëjmë dhe rindërtojmë në parti rreth vlerave apo rreth një interesi persona, unë jam për të parën të tjerët kanë të drejtën e tyre. Duhet ta lëmë demokratëve që të vlerësojnë zgjedhjen e kryetarit, askush nga ne nuk mund të gjykojë se mendon më mirë se Partia Demokratike. Zëri i secilit demokrat është e rëndësishme që të dëgjohet. Ata që ishin në këshillin kombëtar dhe të tjerë ato anëtarë të kryesisë që kanë qëndruar janë edhe demokratët e vërtetë pasi janë ato që kanë qëndruar besnikë. PD-ja nuk duhet që të jetë e atyre njerëzve që e braktisin në rast betejash”, ka thënë Alibeaj.
Ndërsa në lidhje me kandidaturën e Bashës si kryetar partie, Alibeaj është shprehur se është e drejta e secilit për ta ndërmarrë si hap dhe në fund janë demokratët që do të vendosin me vullnetin e tyre të lirë. /abcneës.al