Alibeaj pas mbledhjes së kryesisë: Grupi i punës, hapi i parë drejt bashkimit

schedule22:44 - 23 Mars, 2022

schedule 22:44 - 23 Mars, 2022

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka bërë një deklaratë për media në përfundim për mbledhjes së kryesisë.

“Një shenjë tjetër e ngritjes në nivelin e përgjegjësisë dhe delikatesës së grupit. Ky është një nga synimet e kërkuara për kaq kohë nga demokratët. Bashkimi i demokratëve duke hequr dorë nga gjuha e urrejtjes e linçimit. Ky është celësi i vërtetë i moralit me mirëkuptim të ecim para dhe të arrijmë atë që demokratët kërkojnë sot dhe në vazhdim. Është një hap i parë si shenjë drejt negociatës drejt tentativave të mira dhe të rëndësishme për të shkuar drejt bashkimit. Një grup pune i përbërë nga të gjitha instancat e partisë. Është ngarkuar kryetari i partisë i komanduar që do përcaktojë dhe emrat përkatës. Presim dhe sinjalin e parë të kësaj rruge. Është gjithçka e qartë si në qëndrimin e grupit parlamentar aq më shumë sot në vendimin e kryesisë. Çdo dilemë dhe masë skepticizmi ka kaluar”.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, nëpërmjet një shkrese zyrtare është bërë i ditur dhe qëndrimi i mbajtur. I përbërë prej 3 pikash, ky qëndrim ka në thelb bashkimin e të gjithë demokratëve nën siglën e PD-së. Kryesia e Partisë Demokratike ka ftuar zyrtarisht për bisedime kolegët e palës tjetër. Siç bëhet e ditur, për këtë qëllim është krijuar një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!