Më 14 maj pritet që të zhvillohen zgjedhjet vendore për kryebashkiakët të rinj në vendin tonë. Gazetarja Esiona Konomi ka dhënë detaje në lidhje me zëvendësimet që do të bëhen në kuvend për të gjithë deputetët që tashmë do të garojnë për kryebashkiakë.
Sipas saj i vetmi rast ku ka pikëpyetje për mandat deputeti është zëvendësimi i Benet Becit në Shkodër ku diskutohet më shumë se një emër zëvendësues.
Janë pesë deputetë të rinj që pritet të marrin mandatin në Kuvend:
Ilir Beqja në Shkodër për Benet Becin nëse ai nuk e prano do thirret Frrok Gjini, dhe nëse kemi sërish refuzim do të thirret edhe Fishta që duket se është dhe ambiciozi më i madh për të zëvendësuar Becin.
Për llogari të PD-së në qarkun Shkodër do të thirret Lodovik Hasani për të zëvendësuar Zef Hilën.
Në Tiranë për të zëvendësuar Belind Këlliçin do të thirret Asllan Dogjani.
Në Elbasan do të thirret për zëvendësimin e Luçiano Boçit, Qani Xhafo ndërsa për PS-në do të thirret Shklëlqim Bullari për të zëvendësuar Besjan Ajazin. NËse ato do të refozojnë mandatin Komisioni Qëndror do të thërrasë të tjerë.
Ndër të tjera gazetarja e ABC News bën me dije se një ndër shqetësimet e KQZ-së është se sa kandidatë zyrtarë do të ketë PD-ja zyrtare por që dhe këtë përgjigje nuk e ka ende, pasi disa kandidatë i çojnë nëpër KZAZ-të lokale dokumentet.
Ndërkaq në lidhje me tërheqjen e kandidatëve për kryebashkiakë, ku duket se ka shumë vendime të tilla nga radhët e Partisë Demokratike, gazetarja e ABC Neës është shprehur që tashmë ato janë të pazëvendësueshëm, pasi afati i fundit për këto zëvendësime ka qenë e hëna në mbrëmje.
Tashmë Enkelejd Alibeaj apo kryetarët e tjerë të partive nuk kanë më asnjë mundësi që të zëvendësojnë kandidatët që tërhiqen nga gara. Në këtë rast mund të kujtojmë dhe të ndjerin Bashkim Fino që ndërroi jetë para zgjedhjeve dhe emri i tij nuk u fshi nga fleta e votimit./abcnews.al