Alibeaj në “Real Story”: PD ra në dorën e një individi, rifilloi edhe një herë tranzicionin 30-vjeçar

schedule20:18 - 2 Korrik, 2024

schedule 20:18 - 2 Korrik, 2024

Enkelejd Alibeaj ndërsa foli për situatën politike në Partinë Demokratike, nuk i kurseu edhe kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj tha se tashmë partia demokratike ra sërish në dorën e një individi dhe sipas tij në këtë mënyrë ka rifilluar edhe njëherë tranzicioni 30-vjeçar.

Pjesë nga intervista:

Kjo është hipokrite, se të gjithë e dinë se si përfundon lufta..

Enkelejd Alibeaj: Sigurisht. Berishizmi si koncept, që ka qenë te Berisha është sot edhe te Rama shumë herë dhe me tepër i klasifikuar, i ngritur në artë madje nuk e pranon këtë lloj mendësie sepse nuk pranon nevojën për të ndryshuar.

Z.Rama të paktën ka bërë një reflektim publik dhe ka thënë se nuk i pranoj fraksionet në parti se mendoj se nuk janë..

Enkelejd Alibeaj: Ndaj thash e ka ngritur në artë. Në thelb është e njëjta gjë, është kultura e vjetër, post komuniste e këtyre 30 viteve, një shoqëri që nuk ka dalë dot, dhe të dyja këto lloj grupimesh nuk kanë dalë dot nga kjo simptomë.

Nganjëherë më duket e shajmë komunizmin kot, më duket posEnveriste më saktë.

Enkelejd Alibeaj: E njëjta gjë, jam dakord me ç’ka thoni. Ndaj do ishte e ndershme, unë kështu e kam gjykuar, më mirë përballë, më mirë e sheh direkt, më mirë me lirinë dhe hapësirën për ti thënë gjërat siç janë se sa me atë asfiksinë apo autocensurën ta them apo mos e them këtë se po e thash do e dëgjojë e pastaj më vë apo jo nesër në listë, kjo është dramë tjetër. Unë kam bërë këtë zgjedhje, ndaj ndihem mirë në këtë zgjedhje.

Ndonjëherë te grupi atyre që po vrapojnë poshtë ballkonit, nuk kam kuptuar disa individë që kanë vlera kur i njeh nga afër, pastaj politikisht shpërfytyrohen.

Enkelejd Alibeaj: Ndoshta është edhe me eksperiencën. Unë jam ndër ta që e kanë kaluar një herë këtë, kështu që..

Shikoja psh, z.Bardhi që ishte protagonist në padinë që hodhi poshtë Zhukri dhe pastaj …

Enkelejd Alibeaj: Jo nuk ka qenë e kam nënshkruar unë..

Por ka qenë me ju,

Enkelejd Alibeaj: Jam konsultuar me të, por iniciativa ishte e imja, të jemi të qartë.

Po dhe pastaj e pash me dy gishtat lart kur u rikthye vendimi Zhukrit në fuqi dhe pastaj këto akrobacitë politike, mund t’i kuptosh në një moshë të caktuar, por gjithsesi mendoj janë edhe për shkak të sistemit të mbyllur në 2008.

Enkelejd Alibeaj: Është edhe kjo, ndoshta arsyeja kryesore, është edhe kjo. Ti lesh hapësira shumë të vogla, që edhe pse futesh me synime për të bërë mirë, papritur ndihesh në një mur të madh që ta ndërpret karrierën, pa asnjë lloj keqardhje. Megjithatë, kjo mund të ishte një arsye tjetër për të mbajtur këtë lloj qëndrimi. Në fund të fundit do bësh përpjekjen, se nëse e bën njëri, bëhen dy, hedh nga një tullë të vogël në këtë situatë që kërkon ndryshimin kam përshtypjen do jetë më e thjeshtë dhe më e shpejtë, ai ndryshim që shqiptarët presin. Dhe e fundit, çfarë kam menduar kur mbajta këtë qëndrimin tim? Edhe në diskutime me disa miq, më ka ardhur parasysh fakti që me atë se çfarë ndodhi rënia e PD, në dorën e një individi në fakt rifilloi edhe një herë tranzicionin 30-vjeçar. Kjo do duhet të gjithëve ne të na vendosë në kujë, sepse është përgjegjësi e madhe nesër, pasnesër që dakord, po ju c’bëtë për aq pak sa kishit mundësi të bënit?

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!