Alibeaj mbledh Kryesinë, mungojnë dy deputetë

schedule10:08 - 9 Maj, 2022

schedule 10:08 - 9 Maj, 2022

Kreu i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot Kryesinë e PD.

Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj raporton se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi agjendën e grupit të PD, ndërsa të pranishëm në sallë janë vetëm deputetët Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu, kurse Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji mungojnë.

Ndarja e demokratëve që nisi me bojkotin e rreth 35 deputetëve të grupit parlamentar në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit ka nisur të reflektohet në të gjitha organet drejtuese të Partisë Demokratike.

Kjo ndarje e grupit parlamentar vjen në një kohë që maxhoranca vazhdimisht i bën thirrje opozitës sa i takon negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Alibeaj ka shprehur bindjen për përfshirjen në negociata me shumicën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, madje bashkë me deputetët e grupit kanë propozuar dhe draftin si duhet të bëhet procesi i zgjedhjes së emrit të ri.

Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit përmes Këshillit Kombëtar të PD vendosi përmes një rezolute kushte për shumicën për një proces serioz sa i takon zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Nga ky proces përjashtoi grupin e Alibeajt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!