Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Alibeaj mbledh grupin parlamentar, marrin pjesë të përjashtuarit me në krye Berishën

schedule08:38 - 31 Mars, 2022

schedule 08:38 - 31 Mars, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka mbledhur këtë të enjte në selinë blu, grupin Parlamentar të PD.

Ishte Alibeaj ai që autorizoi dje sekretarin e grupit të PD-së, Arbi Agalliun, që të njoftojë deputetët që sot, një orë para seancës plenare, në selinë blu do të mblidhet Grupi Parlamentar.

Mesazhi i kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka mbërritur edhe tek 9 deputetë të PD të cilët pak muaj më parë u pezulluan për shkak të qëndrimeve të tyre, por jo tek deputetët e përjashtuar Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe Luan Baçi. Megjithatë në mbledhje ka marrë pjesë Berisha bashkë me të përjashtuarit e tjerë. Berisha, i cili rikthehet pas 6 muajsh në mbledhje grupi nuk ka pasur një prononcim për mediat gjatë hyrjes në selinë e PD.



Mësohet se edhe për prezencën e të përjashtuarve në mbledhjen e kësaj të enjteje ka pasur negociata mes anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe kreut të grupit parlamentar, Alibeaj. Sali Berisha zhvilloi mesditën e djeshme një takim me deputetët e PD që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit. Në fund të takimit siguroi se ai do të jetë pjesë e mbledhjes.

Kjo vendimmarrje e Sali Berishës nga ana e Gazment Bardhin u quajt injorim i vendimmarrjeve dhe qëndrimeve të grupit parlamentar. Ai i ka kujtuar ish-kryeministrit vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar.

 “Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti. Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur non grata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet”

Kriza në PD pasqyrohet dhe në seli. Zyrat po i nënshtrohen ndryshimeve. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!