Alibeaj: Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës mban në pushtet Ramën

schedule11:24 - 28 Shkurt, 2022

schedule 11:24 - 28 Shkurt, 2022

Nga selia blu, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se më 6 Mars shkodranët duhet të zgjedhin Xhemal Bushatin përballë atyre që ai i cilësoi si kandidatët e non gratave.

Ai tha se shkodranët e dinë se kandidatja e PS është përcaktuar nga Tom Doshi dhe kush i merr tenderat, vendet e punës dhe kush i zgjedh drejtorët në Shkodër.

Deklarata e Alibeajt

Çdo shqiptar e ka parë se si non grata Tom Doshi, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër.

Shkodranët e dinë se cfarë ndodh me pushtetin e administruar nga Doshi. Ata e dinë se kush i merr tenderat, vendet e punës, kush i zgjedh drejtorët sot në Shkodër. Shkodranët e dinë se Tom Doshi është njeriu që vendos gjithçka në emër të Edi Ramës.

Prandaj shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat.

Demokratët në 6 mars do të vendosi nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, që ta ketë më pas për pazarin e radhës me Ramën.

Shkodranët me 6 mars do të duhet të zgjedhin nëse do ti nenshtrohen krimit dhe korrupsionit të përcaktuar si  non grata nga SHBA, apo do ta shndërrojnë bashki në shërbim të tyre, në shërbim të qytetit.

Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e non gratave apo birin tuaj Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë!

Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!