Alibeaj: Kam depozituar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Lushnje, 94 kallëzime penale

schedule17:49 - 28 Prill, 2021

schedule 17:49 - 28 Prill, 2021

Kandidati për deputetet i Partisë Demokratike në Fier, Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e “ABC” foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe fitoren e mandatit të tretë qeverisës nga Partia Socialiste.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Fabiola Hoxha, Alibeaj tha se ka depozituar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Lushnje 94 kallëzime penale.

“Vetëm unë kam depozituar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Lushnje, 94 kallëzime penale”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se sot beteja është mes regjimit dhe demokracisë, ndërsa theksoi se Partia Demokratike hyri në zgjedhje për të gjithë shqiptarët.

“Ajo çfarë përbën interes publik është procesi me ndryshime të njëanshme ligjore, kushtetuese apo vazhdimi me të gjitha njëanshmëritë e fletës së votimit. Për të vazhduar me pas me dramën para dhe gjatë procesit të votimit, para të hedhura për të blerë votën e varfërisë së shqiptarëve.

Të gjitha këto, besoj që përbëjnë peshën më të madhe. E bëra për gjithë shqiptarët që sot e ndjejnë që jemi në një sistem regjimi dhe lufta këtu është mes regjimit dhe demokracisë. Beteja mes regjimit dhe demokracisë nuk është e lehtë, apo një ngjarje e vetëm një dite. Jo është një betejë. Ky regjim ka nisur në 2013”, tha Alibeaj.

-Përse nuk i luftuat?

Alibeaj- Në 2013 ndodhi kriminalizimi i zgjedhjeve. Parlamenti u popullua me kriminelë. Vazhdoi në 2017 , e dini luftën e madhe që kemi bërë me dosjen e Dibrës. Po ashtu vijoi edhe më vonë. Regjimi ka filluar në atë kohë dhe është përhapur në mënyrë kapilare dhe për një gjë duhet të biem dakord është se jemi në një situatë të vështirë. Çfarë bëmë ne si PD? E dinim që ishim përballë një regjimi, oligarkëve, koncesione, por zgjidhja e vetme është të shkosh përballë dhe Basha këtë gjë bëri.

Ai gjithashtu theksoi se Partia Demokratike u fut në zgjedhje për të gjithë shqiptarët.

“Basha po lufton për fatin politik të të gjithë shqiptarëve. Nuk është betejë mes partive politike, por është një betejë mes regjimit dhe demokracisë”, tha ai, ndërsa shtoi se PD nuk është ndalur së denoncuari.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!