Alibeaj braktisi grupin parlamentar të PD/ Mentor Nazarko: Ky ishte divorc i qartë me Bashën

schedule20:31 - 20 Qershor, 2024

schedule 20:31 - 20 Qershor, 2024

TIRANË- Enkelejd Alibeaj në një reagim publik u shpreh se nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai mes tjerash, në reagim u shpreh se  kjo zgjedhje e tij, vjen në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, që i dha Sali Berishës vulën e Partisë Demokratike.

Kjo temë u diskutua këtë të enjte në studion e “Real Story” me gazetarin Sokol Balla.

Analisti Mentor Nazakro, theksoi se Alibeaj ka qenë koherent në qëndrimet  e tij politike, dhe ky vendim shtoi ai tregon se është “divorcuar politikisht” me Lulzim  Bashën.

“Ky ishte divorc I qartë me Bashën.. Nëse do fokusohesh vetëm tek veprimi i Alibeajt dhe impakti dhe ndikimi i tij në zhvillimet brenda opozitës tani, do të thosha që  po, ai ka treguar koherencë në raport me qëndrimet e tij të mëparshme, po të doni e quajmë dhe burrëri. Është rikonfirmim i distancës së tij të pambushme, që nuk mbushet midis tij dhe Berishës, por unë mendoj se është akt I fortë ndaj Bashës., Pse? Sepse edhe ai është jurist, edhe analizon mundësitë e rekursit ose jo, dhe la të kuptohet se ishte autori I kësaj mbrojtje juridike të kësaj pjesë të PD, që humbi. Nëse ai ka zgjedhur këtë qëndrim të fortë ai ka zgjedhur të distancohet nga Basha.

Ai theksoi se ky distancim i tij nga Basha dhe Berisha i jep kohë për të vazhduar që të kultivojë një hapësirë te veten politike, që mund të jetë themeli I një opozite të re.

“Është distancim nga Basha, sepse Basha po thotë se mund të ndjekë rrugën juridike, rruga jurdike mund të zgjasë dhe mund të marrë kohën e duhur dhe ajomë pas mund t’i japë alibinë që të kërcejë në trenin e Berishës në momentet e  fundit, ndërkohë ky distancim, është distancim, që i jep kohën Alibejat për të vazhduar që të kultivojë një hapësirë te veten politike, që mund të jetë themeli I një opozite të re, ashtu siç ju e parashikonit në editorial bashkë me Tabakun”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!