Alibali tregon kush janë dy politikanët nga e majta dhe e djathta që nuk duan president konsensual

schedule22:48 - 16 Maj, 2022

schedule 22:48 - 16 Maj, 2022

Analisti Neritan Alibali i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit, Endri Xhafo, ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, ku ditën e hënë dështoi raundi i parë.

Sipas analistit të dy palët që janë në lojë mazhoranca dhe opozita zyrtare nuk e duan një president konsensual.

Sipas tij i pari që nuk e do është kryeministri Edi Rama, pasi ai mund ta zgjedhë në raundin e katërt, ndërsa i dyti është Enkelejd Alibeaj, i cili vijon të qëndroje te kriteret, që në fund të procesit të dy palët të akuzojnë njëri-tjetrin.

Pjesë nga diskutimi: 

Alibali: Rama nuk do ta zgjedhë me konsensus. I dyti është zoti Alibeaj që nuk do të ulet për të zgjedhur me konsensus, dhe ai është ulur ke kriteret. Gjithë beteja mendoj unë qëndron që në fund të procesit që secila palë të akuzojë tjetrin që nuk donte të zgjidhte. Alibeaj shmang sulmet brenda të djathtës. I vetmi njeri që është gati të ulet në tryezë për presidentin është Berisha. Por Berisha ka dhe një interes tjetër që të ulet opozita e gjitha, që dhe Berisha të ulet brenda tryezës së opozitës për të nxjerrë një emër.

Kikia: Alibeaj mendon si Rama.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!