Alibali: PD po shkon drejt ndarjes. Harxhi: Jemi të bashkuar

schedule21:30 - 28 Prill, 2022

schedule 21:30 - 28 Prill, 2022

Kuvendi i 30 Prillit në PD, ka sjellë diskutime në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, mes anëtares së Komisionit të Rithemelimit, Edith Harxhit dhe analistit Neritan Alibali.

Për analistin Alibali, e gjithë situata e deritanishme në PD, tregon se kjo forcë politike po shkon drejt ndarjes.

Ndërkohë që Harxhi tha se dy palë janë vetëm lart, pasi anëtarësia e PD është e bashkuar, dhe nuk do të ketë asnjë parti të re.

Pjesë nga biseda:

Alibali: PD ka dy probleme, një problem juridik, dhe i dyti përçarja. Edhe kur PD nuk ka qenë e përçarë, gjithmonë ka pas kontenstime. Procesi politik ka dështuar.

Harxhi: Si është procesi politik

Alibali: Bashkimi ose ndarje e PD.

Harxhi: Pse ka ndryshuar procesi politik?

Alibali: Nga këndvështrimi im, duke parë mënyrën e sjelljes ë dy palëve po shkojnë drejt ndarjes. Më është krijuar përshtypja që asnjë nga palët nuk do të bashkohet, dhe unë mendoj se PD do ndahet. Momenti më i mirë kur Basha dha dorëheqjen, kur PD i kërkoi Bashës të largohet dhe kur pati mesazhe nga të dy palët, nuk u kap ai momenti i mirë për bashkim. Komisioni i Rithemelimit po ecën shpejt në këtë rrugë që në rast se s’do ketë një vendim pozitiv nga gjykata gjithë këto struktura të krijojnë “Shtëpinë e Lirisë”.

Harxhi: Ne jemi në shtëpinë tonë dhe të krijojmë “Shtëpinë e Lirisë”? E para asgjë që është bërë deri tani nuk është bërë me qëllimin që kemi një gjykatë përpara. Unë e kuptoj shqetësimin tuaj.

Alibali: Çfarë ndodh nëse Gjykata e Apelit rrëzon vendimin?

Harxhi: E para nuk ka përçarje.

Alibali: Ndarja ën dy grupe?

Harxhi: Palët janë lart, Basha me të vetët dhe pala tjetër që është anëtarësia.

/T.H/Abcnews.al/