Alibali analizon Kuvendin Kombëtar të PD në “Log.”

schedule21:26 - 2 Maj, 2022

schedule 21:26 - 2 Maj, 2022

Analisti Neritan Alibali i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, analizoi Kuvendin e PD të 30 prillit.

Alibali theksoi se kishte një organizim të mirë, dhe se i kishte pëlqyer fjalimi i mbajtur nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili do të jetë edhe kandidat për kreun e PD.

Ndërkohë Alibali theksoi se ajo që vuri re ishte deklarata e Berishës i cili theksoi se sapo të vijë në pushtet do të zhbëjë Reformën në drejtësi, duke shtuar se edhe vetë ish-kryeministri e di që është një mal shumë i vështirë për tu ngjitur pasi nevojiten 2/3 e votave.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Çfarë ishte për ju Kuvendi i PD?

Alibali: Mendoj se ishte pak nga të gjitha, sepse të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk mund të mos ishte anti-Bashë sepse ishte pro Berishë. Vinte nga një përmbyllje e një krize të caktuar të PD-së. Unë jam dakord me atë që tha Vangjeli sa i përket organizimit. Në grupin e Rithemelimit marrin pjesë shumë figura që marrin pjesë në organizimin e Kuvendeve. Kuvendi sa i përket risive kishte një rezolutë që mua më pëlqeu, kishte një fjalim të zotit Berisha që kishte një përmbledhje të programit elektoral të 2013  e reja ishte deklarata e fortë që kur të vijë në pushtet do të zhbëjë Reformën në Sistemin e Drejtësisë. Edhe vetë zoti Berisha e di që është një mal i vështirë për tu ngjitur.

/T.H/Abcnews.al/