Në studion e Byro Politike ishte i pranishëm edhe artisti i proceduar nga Policia, Robert Aliaj. Ai shprehu mbështejen ndaj studentëve protestues. I pyetur për dhunën e ushtruar në protestë, Aliaj dha këtë përgjigje: “Nuk është në natyrën time të hedh vezë dhe gurë. Unë kam qenë në palestër”.
Artisti shprehu besimin se këta të rinj protestues do të ndryshojnë Shqipërinë.
“Jam atje me zemër dhe për ta mbështetur. Këta janë ata që do ta ndryshojnë Shqipërinë. Jemi infantilë nga të kuptuarit e demokracisë dhe jemi në këtë kaos që lexohet në mënyrë të mrekullueshme që dalin dhe nuk kanë një lider”. /abcews.al