Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Indrit Vokshi i ftuar në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që ‘nëse pas Z. Alibeaj qëndron pas Z. Basha do të ishte një gabim shuëm i madh.
‘Nuk dua ti fyej. Nëse kanë zgjedhur këtë metodë për të qëndruar pas njëri tjetrit është gabim shumë i madh. Inkurajoj Z. Alibeaj të jetë Z. Alibeaj, të mos jetë AliBasha. Z. Basha vazhdon të jetë deputet i PD, nuk ka vetëm të drejtën të bëjë politikë por edhe detyrimin sepse është votuar si deputet i qarkut të Tiranës. Duhet ti përgjigjet besimit që i ka dhënë partia duke e kandiduar si deputet’, tha Vokshi.
Sipas Indrit Vokshi, PD do të shkojë drejt normalitetit.
‘Unë parashikoj një normalitet nga ana e Partisë Demokratike, sepse duan apo nuk duan disa, PD është vetëm një dhe është legale, pjesa e tjetër e Z. Berisha nuk ka legalitet juridik, PD legale, sado e vogël, e trembur, ka të drejtën të nxjerrë kandidatët e saj. Kjo ia minimizon votat, do të ishte më e drejtë që të kishte një konsensus politik, po liderët politikë të të dyja palëve nuk kanë pasur, njerëzit që e kanë mbështetur këtë parti, nuk kanë qenë të disponueshëm për një marrëveshje, dhe do vijë dita që do të paguajnë për qëndrimet e tyre të papjekura’, tha Vokshi.
/abcnews.al