Ali Aliu: Bashkëpunimi kulturor Shqipëri-Kosovë incident, mungon organizimi

schedule16:22 - 25 Prill, 2022

schedule 16:22 - 25 Prill, 2022

Akademiku dhe studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, Ali Aliu mbajtjen e panirit të Librit Akademik dhe Shkencor në Tiranë e cilësoi si nismë të rëndësishme. Vitin e ardhshëm mikpritëse e këtij eventi do jetë Prishtina thekson Aliu.

“Besoj se është një nismë e mirë dhe uroj ta tërheq këmben zvarrë, është një formë e re për ta nxjerr në pah librin shkencor dhe akadimik. Po u zbuloi se është rënë dakord mes palëve që vitin tjetër panairi të mbahet në Prishtinë,” tha akademiku.

Shpalljen e vitit 2022 nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë si viti i Ali Podrimjes për Ali Aliun është incident, pasi mungon bashkëpunimi konkret mes palëve

“Bashkëpunimet për promovimin e letërsisë shqipe dhe autorëve Kosovë- Shqipëri shpesh janë incidente, edhe kështu janë të mirëseardhura. Por unë kujtoj me shumë nostalgji bashkëpunimin mes dy universiteteve të Tiranës dhe Prishtinës në kohë të ndaluara në vitet 70 dhe kanë qenë frytdhënës”

Shqetësim për studiuesin mbetet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, ëndrra e tij është që ta jetoj shuarjen e tij.

Ali Aliu është akademik në tre Akademitë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut./abcnews.al/