Ali Ahmeti, asnjë aleancë në balotazh/ “Fronti europian” fton qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre të lirë me votë

schedule13:38 - 3 Maj, 2024

schedule 13:38 - 3 Maj, 2024

“Meqenëse Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne është e shenjtë dhe e drejtë e tyre, Fronti Europian konstaton se është e vullnetin ekskluziv të qytetarëve se si do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”.

Liderët e koalicionit  “Fronti Europian”  kanë konstatuar se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit kaloi në një atmosferë paqësore, të ndershme dhe demokratike.

Sipas tyre, fakti që kandidati i tyre Bujar Osmani kishte 40 mijë vota më shumë se kandidati i “VLEN”, Arben Taravari, është një fitore që presin që më 8 maj të thellohet edhe më shumë dhe të jetë historike. Koalicioni opozitar “VLEN” aktualisht nuk ka qëndrim nëse dhe kë do të mbështesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kreu aktual i shtetit dhe kandidati për kryetar i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, dhe kandidatja  VMRO-DPMNE-s Gordana Siljanovska Davkova do të përballen kokë më kokë për postin e presidentit.

Votat e fituara nga Osmani dhe Taravari mund të jenë vendimtare për arritjen e regjistrimit prej 40 për qind të pjesëmarrjes, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në shtet, që zgjedhja e presidentit të shtetit të jetë e vlefshme.

Partitë politike dhe kandidatët për president kanë edhe pesë ditë kohë për të prezantuar programet dhe ofertat e tyre para se qytetarët të japin fjalën e fundit në zgjedhjet e 8 majit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!