Algjeria rihap ambasadën e saj në Kiev

schedule09:23 - 27 Shkurt, 2023

schedule 09:23 - 27 Shkurt, 2023

Algjeria, një aleate e vjetër e Moskës, ka vendosur të rihapë ambasadën e saj në Kiev, e cila u mbyll që nga fillimi i luftës. Masa synon të mbrojë “interesat e shtetit algjerian në këtë vend, si dhe të algjerianëve” që jetojnë atje, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme.

Sipas diplomacisë algjeriane, aktiviteti i ambasadës së saj në Kiev ishte “pezulluar për shkak të përkeqësimit të kushteve të sigurisë”. Presidenti Abdelmadjid Taboun kishte njoftuar tashmë vendimin e Algjerisë për të rihapur ambasadën në Kiev të premten gjatë një konference për shtyp të drejtpërdrejtë televiziv.

Taboun vuri në dukje se marrëdhëniet algjeriano-ruse janë “të njohura për të gjithë”, ndërsa ai i cilësoi marrëdhëniet me Ukrainën si “normale”. Algjeria dhe Moska kanë pasur marrëdhënie të ngushta për dekada, që datojnë që nga Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 2021, shkëmbimet tregtare mes dy shteteve arritën vlerën e tre miliardë dollarëve.

Të dy vendet bashkëpunojnë ngushtë në fushën ushtarake, në kuadër të OPEC+, ku marrin pjesë 23 shtete prodhuese të naftës, si dhe në Forumin e Vendeve Eksportuese të Gazit (GECF).

/abcnews.al