Algjeria masa ekstreme për provimet e shkollave të mesme

schedule13:19 - 21 Qershor, 2018

schedule 13:19 - 21 Qershor, 2018

Algjeria ka marrë masa ekstreme kundër kopjimit në provimet e lirimit të shkollave të mesme. Ministria e arsmit ka vendosur të fikë shërbimin e internetit në të gjithë vendin gjatë orarit të provimeve.

Algjeria ka hequr shërbimin e internetit në të gjithë vendin gjatë provimeve të shkollës së mesme. Kjo është një masë ekstreme e ndërmarrë nga ministria e arsimit në përpjekje për të luftuar kopjimet. Shërbimi i internetit në telefona dhe në pajisje të tjera do të fiket për një orë pas fillimit të çdo provimi të lirimit të shkollës së mesme.

Kjo situatë do të vijojë gjatë të gjithë sezonit të provimeve, nga 20 deri me 25 qershor. Masa ekstreme u ndërmor pas verifikimit se nxnësit në 2016 kishin kopjuar në masë, pasi pyetjet ishin publikuar online përpara dhe gjatë testeve. Vitin e kaluar, autoritetet i kërkuan shërbimeve të internetit që të ndalonin qasjen në rrjetet sociale. Por edhe kjo masë nuk mjaftoi.

Ndërkohë, të gjitha pajisjet elektronike me qasje në internet, për nxënësit dhe stafin, janë ndaluar në Algjeri në 2 mijë sallat e provimeve, që kanë nga një detector metali në hyrje. Gjithashtu sallat vëzhgohen edhe me kamera sigurie. Në provimet e lirimit këtë vit në Algjeri do të marrin pjesë mbi 700 mijë nxënës të shkollave të mesme. /abcnews.al