Alfred Peza: Kandidatët e PS për deputetë u përzgjodhën me transparencë maksimale

schedule20:35 - 12 Mars, 2021

schedule 20:35 - 12 Mars, 2021

Ish-deputeti socialist Alfred Peza ka deklaruar se Partia Socialiste ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve në mënyrë transparente. Në studion e “Bardh a Zi”, Peza u shpreh se përzgjedhja ka kaluar përmes një procesi në qarqe.

Sipas tij, procesi i PS ishte më mirë se në PD, ku disa kandidatë edhe pse nuk u përzgjodhën nga strukturat u futën sërish në lista.

“Unë mendoj se ‘Deputeti që duam’ ishte një nga elementët e procesit. PS vjen pas dy mandatesh dhe strategjia e përzgjedhjes është ndryshe. Ajo çfarë u pa ishte tre elementë: përzgjedhja ka kaluar përmes një procesi në qarqe. Kemi një sistem të ri elektoral. PD në 2009 e lexoi më mirë sistemin dhe i dha edhe një mandat të dytë. Në bazë të leximit të mirë, bëhen edhe listat, programet dhe strategjia. Ky ka qenë procesi. Të gjithë Shqipëria dhe mediat e dinë se çfarë është diskutuar në kryesi, ku unë jam pjesë. Të gjitha kanë qenë pjesë e një transparence maksimale me median. Kryeministri doli disa orë duke komunikuar me gazetarët”, tha Peza.

I pyetur se përse nuk pranoi të ishte kandidat në këto zgjedhje, Peza tha: “Njeriu ka disa prioritete në periudha të caktuara të kohës. Pushteti im në këto vite ka qenë fjala dhe do vazhdojë të jetë”. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!