Alfred Lela: Protesta i dha Ramës një shenjë

schedule19:55 - 16 Shkurt, 2019

schedule 19:55 - 16 Shkurt, 2019

Gazetari Alfred Lela është shprehu se protesta e opozitës sot fitoi një stacion tjetër. Analisti tha se kjo protestë i dha Ramës një shenjë. “Njerëzit janë ndërgjegjësuar. Përmasat që kishte protesta ishin pozitive”, tha Lela.

Por çfarë fitoi kjo protestë?

Sipas analistit, “protesta i caktoi vetës një stacion tjetër dhe i dha Ramës një shenjë. Stacioni është e enjtja”.

E ndërsa po komentonte gjuhën që ka përdorur Basha dhe Kryemadhi gjatë ditëve përgatitore të protestë, ku janë shprehur se nëse sot nuk largohej Rama do largoheshin ata, gazetari tha:

“Sigurisht që gjuha është më e ngarkuar sesa protesta mund të jetë. Çdo aksion politik është më i vogël sesa është fjala. Fjalën me aksioni nuk maten dhe po të ishte kështu asnjëherë nuk mund të arrijmë asgjëkund. Unë nuk besoj se dobësi procesin dhe Rama është me i forti që nuk u rrëzua sot. Rama nuk rrëzohet brenda ditës. Unë i besoj këtij rrethimit të butë ku do të ketë një goditje finale”.

Ndërsa reagimin e ndërkombëtareve për protestën gazetari e ka quajtur të nxituar.
“Reagimi më i nxutuar dhe më i pavend që kam parë deri më sot. Ky bëhet me vend vetëm nësë ndërkombëtarët kanë pasur informacione për ata deklarata. Nëse nuk kanë pasur një inteligjentë për zhvillimet që mund të ishin të dhunshme është një nxitim i madh”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!