Ndikimi i fortë i modeleve klasike ka bërë që shumë prodhues të “ringjallin” modelet që kanë bërë histori ndër vite. Edhe pse Alfa Romeo nuk ka shprehur zyrtarisht për ta bërë një gjë të tillë, është e sigurt që publiku do të mirëpriste një version modern të legjendarit Giulia GT.
Projektuesi i pavarur gjerman, Guilherme Araujo paraqiti propozimin e tij për këtë, me ekranin dixhital të Alfa Romeo GTS, siç e quan ai. Qëllimi i tij ishte të krijonte një makinë me dy vende, me të cilën Alfa Romeo mund të gjendej para makinave si BMW M2, shkruan abcnews.al.
Siç shihet nga fotografitë, ky është një dizajn shumë i bukur i cili mban shumë nga elementët klasikë retro të markës, edhe pse ndryshon nga gama ekzistuese e modeleve Alfa Romeo. Pjesa më interesante e makinës është grila e saj.
Për fenerët, projektuesu zgjodhi një grup fenerësh të rrumbullakët me drita rrethore LED. Mbresëlënëse është pjesa e pasme me një pjerrësi të fortë të çatisë dhe përfundim po aq dinamik me drita shumë të veçanta.
/abcnews.al