Alex Sandro do të largohet nga Juventus në qershor, pas një kohe të gjatë me bardhezinjtë dhe mbi 200 paraqitje me fanellën bardhezi. Lojtari Brazilian ka një kontratë të skaduar që nuk do ta rinovojë, ndaj në verë do të jetë gati për një aventurë të re.
Hipoteza kryesore për të ardhmen e mbrojtësit duket se është ajo e rikthimit në Brazil për të përfunduar karrierën në vendlindje, me Corinthias në pole position për të siguruar kontratën e tij.
Në fakt, sipas “Relevo”, tashmë ka edhe një interesim nga Atletico Madrid, i gatshëm t’i japë lojtarit të Juventusit një shans për të luajtur sërish në Champions League. Braziliani mund të jetë një alternativë për “Colchoneros”./h.ll/abcnews.al