Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Alergjitë, “pranvera” vjen më herët/ Mjekët: Kujdes, shenjat janë si virozat e stinës

schedule15:28 - 14 Mars, 2026

schedule 15:28 - 14 Mars, 2026

Në vend, dimri i butë ka bërë që sezoni i alergjive pranverore të vij më herët se zakonisht. Mjekët alergolog thonë se anakesat e para të pacientëve me alergji kanë ardhur që në mesin e muajit shkurtë, ndërsa aktualisht në QSUT, paraqiten mbi 15 raste në ditë, kryesisht me simptoma të rrufës alergjike, teshtima dhe kruarje të syve.

“Duke qenë se këtë vit dimri nuk ka qenë shumë i ftohtë, alergjitë kanë filluar edhe pak më herët sesa marsi. Kanë filluar diku nga mesi i shkurtit pacientët e parë, që kanë pasur shqetësimet e rrufës alergjike, kryesisht pacientët e vjetër që ne i kemi pas ndjekur. rastet në shtim, është akoma fillimi i sezonit, por janë më shumë se 15 raste në ditë që paraqiten në QSUT, ndërkohë që kemi edhe shërbimin sekondar, poliklinikat me mjekët specialistë.”

Sipas specialistëve, në këtë periudhë aktivizohen pothuajse të gjitha alergjitë, por mbizotërojnë ata të poleneve të pemëve, si ai i qiparisit.



“Polenet e pemëve që fillojnë pak më herët në Shqipëri. I pari që fillon është qiparisi ose selvia i thënë ndryshe. Kemi polenin e lajthisë, polenin e barnave të këqija.”

Shpeshherë, këto simptoma ngatërrohen me ato të gripit stinore. Mjekja alergologe Eris Mësonjësi tregon dallimet mes tyre, ndërsa paralajmëron se neglizhimi i trajtimi pa konsultë mjekësore mund të sjellë edhe komplikacione serioze.

“Ka pacientë që na e ngatërrojnë me rrufën stinore të gripeve, por, në përgjithësi simptomat e alergjisë kanë karakteristikë, përsëriten. Simptomat e alergjisë janë rrufa, të kruajturat e syrit, veshit, qiellzës…. Përsëritja duhet të na bëjë që është sëmundje kronike dhe nuk kemi të bëjmë me rrufë virale…..nëse kemi fishkëllima, dhe e zgjojnë pacientin nga gjumi, atëherë kemi të bëjmë me azmë bronkiale dhe situata është alarmante duhet të shkoj patjetër te mjeku alergolog.”

Alergjitë prekin të gjitha moshat. Ndërsa mjekët apelojn për masat mbrojtëse.

“Të mos rrijnë në ambiente që ka gjelbërim shumë, flasim për rastet që janë të prekur nga alergjitë. Duhet të mbajnë syze dielli që polenet mos t’ju hyjnë në sy…të mbajn xhamat e makinave mbyllur që polenet mos t’ju hyjnë në sy, ka pasur raste që kanë shkaktuar edhe aksidente.”

Nga viti në vit, sipas specialistëve numri i pacientëve me alergji ka ardhur gjithnjë në rritje, ndërsa alergenet janë bërë më agresive. Kjo sipas specialistëve ka ardhur si pasojë e ndryshimeve klimatike, ku stinët janë zgjatur, si dhe faktori i ndotjes së ajrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!