Alergjitë nga dielli, mjekia: Kujdes gjatë orëve të pikut

schedule20:25 - 30 Qershor, 2022

schedule 20:25 - 30 Qershor, 2022

Rrezet e diellit tek shumë persona mund të shkaktojnë probleme. Të tilla janë edhe alergjitë, të cilat gjatë stinës së pranverës dhe në verë mund të prishin cilësinë e jetës. Mjekja alergologe e spitalit Hygeia, Maria Zoto tregon se çfarë shkakton në lëkurë alergjia nga dielli.

“Ka disa problematika që shkakton ekspozimi në diell. Unë do të doja të theksoja alergjitë nga dielli, të cilat shfaqen me skuqje në lëkurë, irritim, ndjesi të krruarash, djegie, në zonat që ekspozohen nga dielli. Kjo shfaqet zakonisht gjatë stinës së pranverës dhe në fillim të verës. Kjo lidhet shumë me faktin që pas një kohe të gjatë mungese ekspozimi në diell, ekspozimi i menjëhershëm pastaj në diell, tek disa persona shkakton alergji.”

Mjekia ka disa këshilla se si mund të mbroheni.

“Të respektohet koha e daljes në diell. Orët e mëngjesit nga ora 10 11, dhe orët e pasdites. Tjetër faktor mbrojtës mund të jetë përdorimi i kremrave mbrojtës, përdorimi i kapeles, por edhe veshja me mëngë të gjata nëse është e mundur.”

Nëse vuani nga kjo alergji, nuk duhet të neglizhoni vizitën tek mjeku alergolog. Në spitalin Hygeia gjeni profesionistët më të mirë të shëndetit për të gjithë problemet tuaja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!