Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Alergjia ndaj fituesit problemi i PD”, Salianji: Ka drejtues që po përfitojnë sot nga opozita

schedule20:09 - 5 Shkurt, 2026

schedule 20:09 - 5 Shkurt, 2026

Për Ervin Salianjin, alergjia ndaj fituesit është problemi që ka sot PD. Në studion e Real Story me Sokol Ballën, Salianji hodhi akuza ndërsa tha se ka drejtues që po përfitojnë sot nga opozita, kjo është e dukshme, ndërsa shtoi se themeli i lëvizjes së tij është si bëhet Partia Demokratike fituese?

“Po, çfarë do humbin sot demokratët? Se është një pyetje që është themelore, çfarë humbin sot demokratët? Kanë 13 vite që janë në humbje, nuk po them për dikë që përfiton nga opozita. Cili është interesi, po themi, çdo demokrat që lëre ata, pastaj që janë përfaqësues, që të mos reagojë dhe të mos i thotë disa të vërteta? Tani këtu jemi kushtet që do dëgjojmë përralla që kemi 13 vite që i dëgjojmë?! Themeli është kjo, si bëhet Partia Demokratike fituese? Kështu siç jemi, unë mendoj që e kemi të pamundur. Unë them që, meqenëse jemi në këtë parti, hajde e diskutojmë me njëri-tjetrin dhe gjejmë një zgjidhje se si Partia Demokratike bëhet fituese. Për mua, duke nisur nga cilat janë kriteret për promovimin e karrierës në Partinë Demokratike.

Duke qenë se është një sistem zgjedhor që nuk lejon që qytetarët të zgjedhin ata që duan dhe madje është, është paradoks i madh. Sot, po t’i shohësh më të, diskriminuarit brenda Partisë Demokratike janë ata që kanë marrë vota. Për shembull, miku jonë Gjekmarkaj që ka fituar në qarkun e Lezhës. Është edhe një qark tjetër që ka fituar. Qarku tjetër është qarku i Kukësit, që është Flamur Hoxha. Nga ana tjetër më të papromovuarit të Partisë Demokratike janë deputetët që kanë dalë nga lista të hapura. Më të papromovuarit, më të diskriminuarit janë ata që kanë marrë votat e veta, që kanë hyrë me votat e veta. Pra, kush ka marrë votat dhe ka hyrë nëpërmjet votës? Dhe këtu ka një problem që e kam thënë, është problem themelor. Alergjia ndaj fituesve. Unë vetë kam fituar. Kam fituar në dy zgjedhjet e fundit, ku ka marrë pjesë”, u shpreh ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!