Alec Baldwin vrau kineasten në xhirime, gjobiten prodhuesit e filmit “Rust”

schedule19:13 - 20 Prill, 2022

schedule 19:13 - 20 Prill, 2022

Prodhuesit e filmit Rust, gjatë xhirimeve të të cilit u vra kineastja Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldwin, janë gjobitur dhe kritikuar ashpër nga autoritetet për mosndjekjen e rregullave të sigurisë. Ata treguan “indiferencë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në set”.

“Rust Movie Productions” është gjobitur me 136,793 dollarësh për shkeljen e procedurave të sigurisë në vendin e punës. Gjoba vjen pas një hetimi disa mujor për rrethanat që çuan në të shtënat aksidentale që vranë Halyna Hutchins dhe plagosën regjisorin Joel Souza më 21 tetor.

“Kishte dështime serioze në menaxhim dhe prova të mjaftueshme që sugjerojnë se nëse ndiqeshin praktikat e industrisë, vrasja fatale e Halyna Hutching dhe lëndimi i rëndë i Joel Souza nuk do të kishte ndodhur.”, tha Sekretari i Kabinetit të Mjedisit të Nju Meksikos, James Kenney në një deklaratë.

Baldwin, i cili ishte edhe producent i filmit, ka thënë më parë se nuk e ka idenë se kishte një plumb i vërtetë brenda armës. Raporti përfundon se menaxhmenti i Rust Movie Productions”e dinte se procedurat e sigurisë së armëve të zjarrit nuk po ndiqeshin në set dhe demonstroi indiferencë ndaj sigurisë së punonjësve”.

“Ndërsa industria e filmit ka udhëzime të qarta kombëtare për sigurinë e armëve të zjarrit, Rust Movie Productions, LLC dështoi të ndiqte këto udhëzime ose të merrte masa të tjera efektive për të mbrojtur punëtorët,” tha Byroja. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!