Alec Baldwin shpallet i pafajshëm, bien akuzat kundër tij për vdekjen e Halina Hutchins

schedule21:52 - 20 Prill, 2023

schedule 21:52 - 20 Prill, 2023

Akuzat kundër Alec Baldwin për të shtënat fatale të filmit “Rust” janë rrëzuar, sipas burimeve të njohura me këtë çështje.

Mbi Baldwin, 65 vjeç, binin dy akuza për vrasje të pavullnetshme pasi qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins, 42 vjeç, në setin e filmit Western në New Mexico në tetor 2021. Aktori ishte duke praktikuar kur arma qëlloi, duke goditur kineasten dhe regjisorin Joel Souza, i cili pësoi një dëmtim jashtë rrezikut për jetën.

“Ne jemi të kënaqur me vendimin për rrëzuar akuzat në çështjen kundër Alec Baldwin dhe inkurajojmë një hetim të duhur mbi faktet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik,” thanë në një deklaratë Luke Nikas dhe Alex Spiro, avokatët e Alec Baldwin.

Paraqitja e radhës e Baldwin në gjykatë ishte caktuar për 3 maj. Baldwin tashmë hoqi dorë nga e drejta e tij për t’u paraqitur në seancën paraprake.

Hannah Gutierrez-Reed, u akuzua gjithashtu për dy akuza për vrasje të pavullnetshme për vdekjen e Hutchins.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!