Alec Baldwin pozon i buzëqeshur për Halloween disa ditë pas tragjedisë në set

schedule18:39 - 1 Nëntor, 2021

schedule 18:39 - 1 Nëntor, 2021

Alec Baldwin shihej i buzëqeshur në fotot familjare për Halloween, të postuara nga gruaja e tij, Hillary në Instagram. Këto foto vijnë pak ditë pasi aktori i njohur vrau aksidentalisht kineasten, Halina Hutchins.

Në foto, 63-vjeçari shihet me gjashtë fëmijët e tij dhe me Hillary-n, të veshur me kostume të Halloween. Një ditë më parë, aktori foli për herë të parë për gazetarët për të shtënat aksidentale, ndërsa tha se e ndjera ishte “mikja” e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hilaria Thomas Baldwin (@hilariabaldwin)

“Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe dhe fillova të xhiroja, e çova në darkë me Joelin,” u tha Baldwin gazetarëve. Aktori tha se incidenti ishte një “një në trilion ” dhe se aksidente të kësaj natyre ndodhin shumë rrallë. /abcnews.al