Aleati i Trumpit, Roger Stone dënohet me mbi 3 vite burg

schedule21:56 - 20 Shkurt, 2020

schedule 21:56 - 20 Shkurt, 2020

Këshilltari dhe aleati i presidentit amerikan, Donald Trump, është dënuar me tre vjet e katër muaj burg për akuzat se ka gënjyer ligjvënësit rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Pas gjykimit disaorësh, gjykatësja Amy Berman Jackson ka thënë se aktet dhe gënjeshtrat e Stones paraqesin “kërcënim për demokracinë amerikane”.

Stone është ndihmësi i gjashtë i Trumpit që u dënua si rezultat i hetimeve të iniciuara pas publikimit të raportit të Këshilltarit të Posaçëm Robert Mueller, për bashkëpunimin midis Rusisë dhe fushatës zgjedhore të Trumpit.

Vetëm një ditë më parë, Trumpi e kishte paralajmëruar mundësinë e faljes së Stones. Mirëpo, shefi i Komitetit për Inteligjencë në Kongresin e SHBA-së, Adam Schiff, ka thënë se dënimi i tij është i justifikuar. Ai ka paralajmëruar po ashtu se falja presidenciale në këtë rast do të ishte “akt befasues i korrupsionit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!