Aleati i Rusisë solidarizohet me Ukrainën, Kina anulon transmetimin e Premier League

schedule14:04 - 4 Mars, 2022

schedule 14:04 - 4 Mars, 2022

Kina do të bllokojë transmetimin e ndeshjeve të Premier League këtë fundjavë për tu sensibilizuar me luftën në Ukrainë.

Kina është aleat kryesor i Rusisë, për këtë arsye përgjigja e vendit ndaj pushtimit rus të Ukrainës po po vëzhgohet nga afër, me diplomatët  botërorë që shpresojnë se lideri i Kinës, Xi Jinpik mund të përdorë ndikimin e tij për të ndihmuar në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Për sa i përket sanksioneve që perëndimi i ka vënë Rusisë si ndëshkim për hyrjen në Ukrainë, Kina nuk ka mbajtur një qendrim konkret, duke abstenuar të shprehet hapur.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

“Përgjigjja e matur e Kinës sugjeron balancimin e Pekinit në dritën e marrëdhënieve të tij me SHBA-në dhe Rusinë” – tha Zsuzsa Anna Ferenczy, studiuese në universitetin kombëtar “Dong Hwa” në Tajvan dhe ish-këshilltare në Parlamentin Evropian.

“Pekini është i vetëdijshëm se nuk është në interesin e tij të shohë shpërthimin e një konflikti dhe Moska po e shtyn Kinën të përballet me disa vendime të vështira.

Veprimi i barazpeshuar i Kinës është të mbrojë interesat e veta”, thonë ekspertët./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!