Një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në për planifikimin e sulmeve kibernetike kundër Rusisë.
Nikolai Patrushev tha se vendi po përgatitej të sulmonte “infrastrukturën kritike të informacionit” të Rusisë, shkruan Sky News.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Moskës deklaroi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Komandës Kibernetike të SHBA dhe Qendra e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s po planifikonin sulme “nën flamurin ukrainas”./abcnews.al